Liverpool cinik, “kafshon” Interin në fund! Coman shpëtimtari i Bayern

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Liverpool ka hedhur një hap drejt kualifikimit në çerekfinalet e Champions League, pasi e ka mundur Interin në “San Siro” me rezultatin e pastër 2-0. Ndryshe për Bayern Munich, që i shpëtoi humbjes në fund.

Në Milano kampionët e Italisë bënë një ndeshje deri diku të mirë, madje mund të kishin shënuar të parët me Calhanoglu, i cili u ndal nga traversa.

Kur Dzeko e çoi topin në rrjetë, kishim të bënim me një pozicion jashtë loje, kurse më parë Lautaro Martinez nuk arriti të devijojë një top në afërsi të portës për të kaluar Interin në epërsi.

Liverpool, që bënte presing lart gjithë kohën, e zgjidhi ndeshjen me një goditje standarde. Firmino, pas një krosi nga këndi, me kokë e shtangu portierin Handanovic dhe për “The Reds” nisi festa.

Perisic më pas mund të barazonte, por e çoi topin pak mbi tra, kurse Mohamed Salah nuk fali dhe e shënoi edhe golin e dytë për Liverpool, që tani është shumë pranë kualifikimit.

Bayern Munich barazoi 1-1 kundër RB Salzburg në Austri. Adamu i ndëshkoi bavarezët në pjesën e parë dhe për kampionët e Gjermanisë nuk ishte e lehtë.

Gnabry, Sane dhe Coman bënë çmos të shënonin dhe vetëm në minutën e 90-të sulmuesi francez e gjeti rrugën e rrjetës dhe shmangu humbjen e Bayern Munich. / oversport.tv

CHAMPIONS LEAGUE – FAZA E 1/16-AVE
Salzburg-Bayern Munich 1-0

Shënues: Adamu 21′ / Coman 90′

Inter-Liverpool 0-2
Shënues: Firmino 75′, Salah 83′

Foto: Liverpool FC Twitter 

You may also like