LIVE TURQI-GJEORGJI/ Starton ndeshja, ekipet duan fitoren e parë të Europianit

by admin
Spread the love

Turqia do të përballet me Gjeorgjinë, takim i vlefshëm për Grupin F të Kampionatit Europian.

Turqit vijnë në këtë kompeticion të karikuar, dhe shumë analistë kanë paralajmëruar që mund të bëjnë mirë, pasi kanë një grup shumë të konsoliduar. Me një lider si Çalhanoglu, që së fundmi doli edhe kampion i Seria A, Turqia pritet të jetë një nga surprizat e Europianit.

Nga ana tjetër është Gjeorgjia. Ky është kualifikimi i parë në historinë e tyre në një event madhor si Europiani. Skuadra udhëhiqet nga “ylli” i Napolit Kvaraskhelia, që pritet që lejë gjurmë në këtë kompeticion.

Capture

REZULTATI LIVE | TURQI-GJEORGJI 0-0

NGJARJET KRYESORE 

11′ Truqia i afrohet shumë golit. Ajhan provon fatin me një godijte nga distanca dhe topi trondit shtyllën. (VIDEO)

10′ Arda Gyler kroson nga krahu i majt5 i goditjes së këndit dhe në zonë është përsëri Bardakçi që godet por përsëri jashtë.

7′ Çalhanoglu provon goditjen nga jasht5 zone por bllokohet nga mbrojtja gjeorgjiane.

6′ Çalhanoglu kroson nga goditja e këndit dhe gjen në zonë Bardakçin, ky i fundit gjuan topin por shkon jashtë.

4′ Arda Gyler provon të krosojë nga krahu i djathtë, por në zonë nuk ndohet askush që ta devijojë topin.

3′ Truqia provon të administrojë topin këto minuta të para.

1′ Starton ndeshja në Dortmund.

FORMACIONET ZYRTARE

TURQIA (4-2-3-1): Gynok; Myldyr, Akajdin, Bardakçi, Kadioglu; Ajhan, Çalhanoglu; Gyler, Këlçy; Jildiz; Jilmaz | Trajner: Vinçenzo Montela

GJEORGJIA (5-3-2): Marmardashvili, Kashia, Dvali, Kverkvelia, Kakabadze, Tsitaishvili; Makvabishvili, Çhakvetadze, Koçorashvili; Kvaratskhelia, Mikautadze | Trajner: Uilli Sagnol

Capture

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

You may also like