Live në Oversport dhe Tibo Superkupa e Shqipërisë: Si rreshtohen Tirana dhe Vllaznia

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Tirana dhe Vllaznia do të sfidojnë njëra-tjetrën në finalen e Superkupës së Shqipërisë, një sfidë që do të startojë në orën 19:00 dhe do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Kampionët e vendit dhe fituesit e Kupës së Shqipërisë do të diskutojnë mes tyre trofeun e parë sezonal në vend, që këtë vit si luhet në dhjetor dhe jo në fillim të sezonit.

Teknikët Shehi dhe Josa kanë publikuar emrat e lojtarëve që do të nisin nga minuta e parë këtë supersfidë, që vlen një trofe.

Formacionet zyrtare:

Tirana: Bekaj, Ismajlgeci, Behiratche, Najdovski, Përgjoni, Aleksi, Deliu, Kallaku, Hasani, Patrick, Xhixha. Trajner: Orges Shehi

Vllaznia: Zogovic, Kruja, Gurishta, Shehi, Hakaj, Boshnjaku, Alivoda, Jonuzi, Mala, Hoxhaj, Marku. Trajner: Mirel Josa

Gjyqtar kryesor: Eldorjan Hamiti

Asistentë: Denis Rexha, Ridiger Çokaj

Gjyqtar i 4-t: Emanuela Rusta

VAR: Juxhin Xhaja

You may also like