LIVE: Kosovë-Greqi – Klan Kosova

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kombëtarja e Kosovës do ta luajë ndeshjen e dytë ndaj Greqisë, në kuadër të grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Dardanët triumfuan në ndeshjen e parë ndaj Qipros, me golat e Valon Berishës dhe Edon Zhegrovës.

Derisa edhe Helenët fituan ndeshjen e parë ndaj Irlandës së Veriut me rezultat minimal 1-0.

Kosova dhe Greqia deri më tani, në të gjitha garat kanë zhvilluar katër ndeshje, ku tri kanë përfunduar me barazim dhe një fitore të Helenëve.

Ndryshe, ndeshjen mund ta ndiqni ekskluzivisht në Klan Kosova dhe Artmotion.

Kujtojmë, Klankosova.tv do iu mbajë të informuar për të gjitha detajet e ndeshjes.


LIVE Kosovë-Greqi 0-0

30′ Tashmë ka kaluar gjysmë ore nga fillimi i ndeshjes Kosovë-Greqi, por që deri më tani nuk ka pasur ndonjë moment të rrezikshëm, derisa rasti më i mirë nga Dardanët, ishte në minutën e 27-të, kur Betim Fazliji tentoi me një goditje, por që përfundoi jashtë portës.

15’ Kanë kaluar një çerek ore lojë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku dy kombëtaret ende nuk kanë krijuar asnjë rast për shënim, për momentin posedimi i topit është në favor të Kosovës, me 55-45 %.


1’ Fillon ndeshja mes Kosovës dhe Greqisë, të parët me topin luajnë Helenët.


20:43 Koreografia fantastike e tifozëve pak para fillimit të ndeshjes, atmosferë e mrekullueshme nga stadiumi i stërmbushur në “Fadil Vokrri”.

20:00 Qipro dhe Irlanda e Veriut luajnë baras

Ndeshja mes Qipros dhe Irlandës së Veriut, ka përfunduar pa fitues.

Këto dy kombëtare janë në të njëjtin grup me Kosovën dhe Greqinë, të cilat do të ballafaqohen pas pak në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në Grupin 2 të Ligës C, Qipro dhe Irlanda e Veriut nga dy ndeshje kanë nga një pikë, derisa Kosova dhe Greqia, kanë tri pikë, pas ndeshjes së parë të zhvilluar.


19:40 Dardanët tashmë kanë filluar ta mbushin stadiumin “Fadil Vokrri”, pritet të jetë një atmosferë fantastike.


Formacionet zyrtare: 

Kosova: Arijanet Muric, Lirim Kastrati, Amir Rrahmani, Mirlind Kryeziu, Fidan Aliti, Florian Loshaj, Betimm Fazliji, Edon Zhegrova, Arber Zeneli, Milot Rashica, Vedat Muriqi.

Greqia: Dimitrios Limnios, Giorgos Giakoumakis, Giorgos Masouras, Petros Mantalos, Dimitris Kourbelis, Tasos Bakasetas, Kostas Tsimikas, Pantelis Chatzidiakos, Konstantinos Mavropanos, George Baldock, Odysseas Vlachodimos


19:10 Ekipi i Klan Kosovës është gati për ndeshjen e Kosovës me Greqinë

 

You may also like