LIVE | “Dardanët” shpalosin një mesazh drejtuar futbollistëve të Kosovës

by admin
Spread the love

Pak minuta më parë ka filluar ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Bjellorusisë, e vlefshme për xhiron e fundit të fazës së grupeve në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Kosova dhe Bjellorusia po përballen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të Grupit I, shkruan lajmi.net.

Tifogrupi i Përfaqësueses së Kosovës, “Dardanët” kanë shpalosur një mesazh në tribunën ku janë të vendosur.

“Unë kësaj toke ia fala gjakun e familjes sime. Ju falni djersën edhe sinqeritetin” – shkruhet në mesazhin e tifozëve të Kosovës.

Kosova dhe bjellorusët kanë humbur gjasat për kualifikim, andaj takimi sonte do të jetë për “prestigj”./Lajmi.net/

You may also like