LITUANI – Nauseda: Kapërceni vijat e kuqe dhe jepini Ukrainës avionë luftarakë

by admin
Spread the love

RIGË, 31 janar /ATSH-DPA/- Perëndimi duhet të mbajë të gjitha opsionet e tij të hapura kur bëhet fjalë për dërgesat e armëve në Ukrainë, duke përfshirë dërgimin e avionëve luftarakë, tha presidenti lituanez, Gitanas Nauseda.

“Kapërceni vijat e kuqe”, tha Nauseda në një intervistë për televizionin lituanez, duke iu referuar rezervave për avionët luftarakë dhe raketave me rreze të gjatë të kërkuara nga Ukraina.

Deri më tani, kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti amerikan, Joe Biden kanë hedhur poshtë kërkesën e Kievit për dërgimin e avionëve, ndërsa Franca nuk e ka përjashtuar një vendim të tillë, në parim.

“Këto sisteme armësh janë një ndihmë ushtarake e domosdoshme”, tha udhëheqësi lituanez.

“Në këtë fazë vendimtare të luftës, kur pika e kthesës është e afërt, është e rëndësishme që të veprojmë pa vonesë”, tha Nauseda. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like