LITUANI – Anusauskas: Putini synon të frikësojë vendet që mbështesin Ukrainën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

VILNIUS, 26 mars /ATSH-DPA/ – Ministri i Mbrojtjes i Lituanisë, Arvydas Anusauskas reagoi me qetësi ndaj njoftimit të Kremlinit se po transferonte armë bërthamore në Bjellorusinë fqinje.

“Me këtë veprim, presidenti rus, Vladimir Putin po synon të frikësojë vendet që mbështesin Ukrainën”, shkroi sot në Facebook Anusauskas.

Sipas ministrit, nuk duhet të ketë reagim të pazakontë kundrejt planeve ruse.

“Mbrojtja e një vendi të NATO-s kundër kërcënimit të armëve bërthamore është e garantuar, pavarësisht nëse këto armë janë të vendosura në perëndim të kufijve tanë Oblasti i Kaliningradit, në lindje Bjellorusi ose në veri Oblasti i Leningradit”, tha Anusauskas.

Lituania kufizohet me enklavën ruse të Kaliningradit, si dhe me aleatin e Rusisë, Bjellorusinë.

Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi dje në mbrëmje se Rusia dhe Bjellorusia kishin rënë dakord për vendosjen e armëve bërthamore taktike.

“Kjo tregon vetëm frikën e Putinit për një përforcim të forcave të NATO-s në krahun e saj lindor në përgjigje të luftës së tij kundër Ukrainës”, tha Anusauskas.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like