Lista Serbe i reagon Hovenierit për Radojiçiqin: Mos bëj akuza paushall

by admin
Spread the love

Lista Serbe i ka reaguar ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, i cili të enjten u takua me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe të njëjtit ia rikujtoi qëndrimet e SHBA-së për disa çështje, përfshirë edhe atë për nënkryetarin e kësaj partie, Milan Radoiçiqin, i cili është në listën e të sanksionuarve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së.

Në një reagim, Lista Serbe i ka hedhur poshtë “pretendimet e ambasadorit Hovenier”.

“Në deklaratën e tij për media, ambasadori amerikan ka harruar të përmend atë që ka thënë në atë takim kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq lidhur me pretendimet e ambasadorit, para së gjithash, se është e papranueshme të flitet për dikë në këtë mënyrë dhe me akuzat e ambasadorit amerikan, ndaj zëvendës/presidentit Radoiçiq nuk është nisur asnjë procedurë gjyqësore për të vërtetuar atë që pretendon zoti Hovenier”, thuhet në njoftim.

“Qytetarët tanë më se e kuptuan se një deklaratë e tillë për zotin Radoiçiq është bërë me qëllim që të bëhet presion kundër njerëzve duarzbathur dhe këto deklarata nuk do ta zbehin vendosmërinë e tyre për të mbijetuar dhe për të qëndruar në këto zona, duke respektuar kontributin që zoti Radoiçiq jep për këtë”, theksohet në njoftimin e LS-së.

Mes tjerash u tha se “është veçanërisht hipokrite që përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare të flasin me serbët për nevojën e respektimit të Marrëveshjes së Brukselit, duke pranuar se formimi i Asociacionit të Komunave Serbe është i pamundur që nëntë vjet pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, ose kur flitet për respektimin e të drejtave dhe drejtësisë, e po kështu në Kosovë e Metohi nuk vlen asnjë dokument në favor të serbëve, madje as aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese”.

Megjithatë, takimi i 4 gushtit mes Hovenierit dhe Rakiqit u mbajt pas ngjarjeve të ditëve të fundit në veri, ku më 31 korrik, serbët lokalë vendosën barrikada në dy rrugët që çojnë për në pikat kufitare – Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Kjo protestë pasoi vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitet për hyrje të shtetasve të Serbisë në Kosovë, si dhe për mundësinë e riregjistrimit të veturave me targat e qyteteve në Kosovë – të cilat i lëshojnë autoritetet e Serbisë – me ato RKS, që do të niste të zbatohej nga 1 gushti.

Pas tensioneve, bllokimit të rrugëve në veri dhe ndërhyrjes ndërkombëtare, Kosova u pajtua që të shtynte lëshimin e formularëve për shtetasit serbë deri në fillim të shtatorit, si dhe periudhën dymujore për riregjistrimin e targave.

Lexo lajme interesante

You may also like