“Lista e Zezë” e SHBA-ve, ambasadorja Aggeler: 1- 2 emra shtohen nga Maqedonia e Veriut

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në Maqedoninë e Veriut me shumë kurreshtje nga fillimi i vitit pritet shpallja e Listës së Zezë Amerikane me emra të tjerë që janë paralajmëruar nga administrata amerikane.

Ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Angela Aggeler sot deklaroi se për pak muaj do të shpallet Lista e re e Zezë ku brenda saj do të jenë 1 deri 2 emra nga Maqedonia e Veriut, që do ti shtohen asaj.

“Korrupsioni në disa forma të tij, po ndodhë çdo ditë, kështu që ka njerëz të cilët ja vlen të konsiderohen, ndërsa për shkak se sistemi në Uashington është shumë i kujdesshëm në këtë pjesë, nevojitet kohë për hetime të krimit, në mënyrë që të sigurohemi se nuk e vendosim në listë dikë që nuk i takon asaj liste, kështu që është diçka e ndryshueshme dhe e lëvizshme, por mendoj që në muajt e ardhshëm do të shohim një emër apo dy, dhe ky do të jetë një proces që do të vazhdojë”, deklaroi ambasadorja amerikane.

Ajo sot shprehu shqetësime lidhur me nivelin e lartë të korrupsionit në RMV, duke theksuar se në këtë vend çdo ditë po ndodhë korrupsion./ina

You may also like