Lista e rinovimeve është e gjatë, shumë takime për drejtuesit e Barcelonës  

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nëse në fushë Barcelona është e angazhuar të mbyllë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, drejtuesit po punojnë fuqishëm jashtë saj. Sipas Mundo Deportivo, drejtuesit katalanas po përpiqen të mbyllin marrëveshjet me lojtarët që duhet të rinovojnë kontratat e tyre.

Kështu, Ronald Araujo është shumë pranë rinovimit dhe pritet që në ditët e ardhshme të nënshkruajë edhe kontratën. Ai e ka deklaruar tashmë publikisht se dëshiron të qëndrojë te Barcelona dhe pritet të rinovojë deri në vitin 2026.

E njëjta situatë paraqitet edhe për talentin Gavi. Drejtuesit e Barcelonës do të takohen këtë javë me agjentët e lojtarit për të përmirësuar disa kushte të kontratës së tij duke u bazuar te paraqitjet e mira që ka bërë këtë sezon.

Nga ana tjetër, Sergi Roberto duhet të ulë kërkesat e tij ekonomike nëse dëshiron të vazhdojë përvojën e tij me fanellën e Barcelonës. Lajmi më i rëndësishëm sakaq, vjen nga Ousmane Dembele që ka nisur bisedimet me klubin, pasi kanë “ulur gjakrat” kohët e fundit. /oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Twitter

You may also like