Lista e lojtarëve të Kombëtares/ Reja rikthen Qazim Laçin dhe Albi Doka, mungon Gjimshiti

by admin
Spread the love

Kombëtarja shqiptare do të mbyllë kualifikueset e Botërorit 2022 me sfidat ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Trajneri i Kuqezinjve publikoi emrat e 24 futbollistëve të grumbulluar për këto dy përballje, një listë që ka pësuar pak ndryshime. Kështu janë kthyer në grumbullimin e kombëtares Albi Doka dhe Qazim Laçi me këtë të fundit që mungoi në sfidat e muajit tetor për shkak dëmtimesh.

Nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Reja mbrojtësi i Atalantës, Berat Gjimshiti për shkak të një dëmtimi që e pësoi gjatë sfidës me Hungarinë në Budapest.

Kombëtarja shqiptare do të nisë grumbullimin ditën e hënë për të zhvilluar përgatitjet për këto dy ndeshje të fundit të kualifikueseve të Botërorit 2022. Aktualisht kuqezinjtë pozicionohen në vendin e tretë të Grupit I me 15 pikë, 2 më pak se Polonia e vendit të dytë dhe 5 më pak se Anglia kryesuese.  Kombëtarja shqiptare do të luajë në 12 nëntor me Anglinë në transfert, ndërsa në 15 nëntor do të presë në Air Albania Stadium skuadrën e Andorrës. të dyja këto dy ndeshje të fundit të kuqezinjve do të transmetohen në platformën Digitalb.


Top Channel

You may also like