Lindita Nikolla: Ja çfarë ndodhë nëse ka ndryshime në grupin parlamentar të PD-së

by admin
Spread the love

Kryedemokrati Lulzim Basha përjashtoi nga PD-ja anëtarë që bënin pjesë në grupin parlamentar, duke i dhënë mundësinë ish-kryeministrit Sali Berisha të ketë në dorë shansin për të formuar një grup më vete në Kuvend.

Por si do të veprohet me deputetët të cilët mund të kërkojnë të jenë pjesë e një grupi tjetër? Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e ftuar në studion e “Log” në ABC Neës, ka shpjeguar se si do të veprohet me ndryshimet që pritet të ndodhin në grupit parlamentar të PD-së.

Ajo sqaroi se çdo deputet ka të drejtë të kalojë nga një grup parlamentar në një tjetër, por vetëm pasi të kenë kaluar 6 muaj nga regjistrimi.

“Deputetët kanë të drejtë të vendosin të lirë për t’u larguar nga një grup për të shkuar në një tjetër. Vetëm se koha duhet të jetë në mes 6 muaj. Pas gjashtë muajsh hyjnë në fuqi ndryshimet. Në Kuvendin e Shqipërisë, peshën specifike e kanë grupet parlamentare…”.

Lidhur me mënyrën se si do të ulen deputetët në sallën e Kuvendit pas përjashtimit, Nikolla tha se i takon vetë kryetarit të partisë sipas rregullores.

You may also like