Lind qeveria Meloni! Nesër betimi në presidencë, prezantohet lista e ministrave

by admin
Spread the love

Giorgia Meloni, lidere e partisë Fratelli d’Italia, fituese e zgjedhjeve të përgjithshme në Itali, pranoi detyrën e kryeministres së re të vendit, të besuar asaj nga presidenti Sergio Mattarella.

Meloni i paraqiti kreut të shtetit edhe listën e ministrave të qeverisë së saj, e cila u pranua gjithashtu. Pas një takimi 11 minutësh me Matarelën, ajo u shpreh: “Qendra e djathtë, e bashkuar doli me emrin tim, jemi gati për sfidën që na pret”. Betimi i ekzekutivit të saj është parashikuar të mbahet nesër, në orën 10.

Fitorja e aleancës së mbledhur rreth partisë së saj radikale të djathtë FDI e katapultoi Melonin drejt kreut te qeverisë, duke e bërë atë kështu të parën kryeministre femër në historinë e fqnjit tonë përtej Adriatikut. Fratelli d’Italia siguroi 44% te votave në zgjedhjet e 25 shtatorit që pasuan shembjen e qeverisë së Mario Draghit.

Në Romë, për bisedimet formale mbi krijimin e qeverisë së re, Melonit iu bashkuan edhe partnerët e saj, Silvio Berlusconi i Forza Italia dhe Matteo Salvini i partisë anti-emigracionit Lega. Giorgia Meloni bëri gjatë fushatës gjithçka për të bërë të pranueshme partinë, të cilës nuk i hiqet etiketa “postfashiste”. Partia e saj është organizata pasuese e lëvizjes, MSI, Movimento Sociale Italiano, e krijuar nga ish-funksionarë të diktatorit, Benito Musolini pas fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Por Meloni u paraqit me tone të moderuara në fushatë dhe u përpoq të sigurojë partnerët, se Italia do të mbetet një partnere e besueshme. Ajo u kujdes të hidhte poshtë zërat e frikësuar, se fitorja e FDI do të çojë në një kthesë autoritare të Italisë apo në daljen e Italisë nga Bashkimi Europian apo eurozona. Edhe pas deklaratave të fundit të Berluskonit pro-Putinit që shkaktuan reagimetë forta, ajo sërish u përpoq të siguronte aleatët perëndimore të Italisë se asgjë nuk ka për të ndryshuar.


Top Channel

You may also like