Lind Juventusi i ri, kush janë drejtuesit e rinj që do të marrin detyrën në 18 janar

by admin
Spread the love

Tashmë mund ta quajmë një Juventus plotësisht të ri. Janë zyrtarizuar emrat që janë pjesë e listës së drejtuesve të rinj të klubit, që do të marrin detyrën e tyre në 18 janar 2023.

E para dhe më e rëndësishmja, Presidenti i klubit bardhezi do të jetë Gianluca Ferrero siç ishte parashikuar edhe më herët. Ky i fundit njihet si i diplomuar për Ekonomi dhe Tregti, gjithashtu është dhe një kontabilist. Në bordin si drejtor menaxhues do të jetë Maurizio Scanavino, një ish-drejtor i përgjithshëm.

Bordit të drejtorëve do t’i bashkohet dhe Fioranna Negri. Kjo e fundit e cila është një Kontabiliste dhe Auditore. Bashkë me të do të bashkohen dhe Diego Pistone dhe Laura Cappiello. /oversport.tv

Foto: JuventusFC, Twitter

You may also like