Limani: Të gjithë tenderët në Kërçovë i merr firma Dukla, kërçovarët e dijnë se kush është pronar i kësaj firme

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kandidati i pavaruar për komunën e Kërçovës, Fatmir Limani, në emisioni debativ në TV Shenja mes tjerash ka thënë se të gjithë tenderët në Komunën e Kërçovës i merr firma “Dukla”. Limani më tej shton se qytetarët kërçovarë e dijnë se kush është pronar i kësaj firme.

“Unë e kam përmendur në një rast në një tubim. Kam thënë jo se nuk ka zgjidhje çështja e qenve endacak, por qent endacak janë në nëpër qytet në mënyrë që të defokusohen të gjithë që të merren me qent me katër këmbë dhe mos të merren me qent më dy këmbë të cilët vjedhin ditë e për ditë popullin tonë. Unë i kam ngritur disa procedura dhe i kam dërguar në gjykatën kushtetuese dhe një Agjenciën për Antikorrupsion. U bëj thirje nga ky television që ato të kthejnë përgjigje meritore dhe të bazuar në ligjet e këtij vendi. Një nga aktakuzat e rënda i bëhet kuptohet gjithmonë mbi bazën e ligjit për furnizime publike për kryetarin e tanishëm aktual Deharit është procedura e tenderimit për ndriçmin publik i cili është këtu dhe i cili arrin shifrën e 6 milionë eurove. Kjo procedurë është zhvilluar në periudhën kur veçmë ishin shpalluar zgjedhjet lokale. Dmth nuk është marrë parasysh edhe data e zgjedhjeve. Kontrata nënshkruhet me firmën “Dukla”. Firma “Dukla” është e njohur se cila firmë është, kush është pronar i asaj. Të gjitha tenderimet i ka marrë ajo firmë. Të gjithë kërçovarët e dijnë se kush është pronar i firmës “Dukla”./SHENJA/

You may also like