Limani: Kam qenë funksionar i BDI-së, nuk e kontestoj

by admin
Spread the love

Kandidati i pavarur për komunën e Kërçovës, Fatmir Limani, në emisionin debativ në TV Shenja e ka pohuar se kanë qenë funksionar i BDI-së.

“Fatmir Limani nuk ka qenë i strukturuar në radhët e strukturave të BDI-së. Kam qenë fuksnionar i BDI-së dhe unë nuk e kontestoj atë”.

Limani më tej ka thënë se falë kontributit të tij në ELEM janë bërë 720 punësime.

“Kam dhënë kontributin tim në atë që quhej ELEM dhe tani ESM. Ka 720 punësime që janë bërë në mandatin tim dhe ato janë familje të cilat hanë bukë sot dhe nuk kanë marrë rrugën e gurbetit. Sa i takon çëshjtes a ka qenë Fatmiri BDI, fakti që je funksionar i BDI-së nuk mund ta mohosh që nuk je BDI”, u shpreh më tej Limani. /SHENJA/

You may also like