Limani: “Grupi i Zjarrit” vetëm në Shkup kishte më shumë njerëz, se në gjitha tubimet e Ahmetit dhe Grubit

by admin
Spread the love





Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Fatmir Limani, vlerëson se përçarjet e brendshme do t’i kushtojnë shumë, ish partisë së tij, BDI-së. Në një intervistë për gazetën LAJM, Limani, tha se “Grupi i Zjarrit” do t’ia merr BDI-së shumicën e elektoratit në Shkup dhe kjo, sipas tij, po shihet edhe nga tubimet në terren.

“Vetë fakti i tubimit të parë që zhvilluan në Shkup, Çairi i përzier me grupin e Blerim Bexhetit ose më konkretisht Sarajit, në një tubim ku takuan rininë kishte më shumë se gjitha tubimet me i bë bashkë subjekti, i cili përfaqësohet nga Artani. I referohemi edhe pjesës së mbajtjes së mbledhjes së Forumit të Gruas në Shkup, treguesi më i qartë dhe më i sigurt është që numerikisht ata qëndrojnë më shumë. Tetovën dhe Gostivarin e kanë humbur nga subjekte tjera, nga Besa dhe ASH-ja. “Grupi Zjarrit” disponon ose është më I fuqishëm në rajonin e Shkupit”, tha Limani.







Artikulli paraprakFatmir Limani: Ali Ahmeti lavdërohet me koburet që i’a sollëm unë, babai im dhe Harun Aliu (Video)




You may also like