Limaj vizitoi Ekrem Kastratin, kryetarin e Malishevës

by admin
Spread the love

Lideri i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar kryetarin e Malishevës, Ekrem Kastratin, pas marrjes së detyrës, shkruan EkonomiaOnline.

“Faleminderit për respektin dhe urimet, lideri dhe
udhërrëfyesi ynë, z. Fatmir Limaj! Me përkrahjen tënde dhe të kësaj ekipe
fantastike, me vullnet e përkushtim të madh do të vazhdojmë të punojmë për të
mirën e Malishevës dhe qytatarëve tanë, pa dallim”, ka shkruar Kastrati në
Facebook.

Para anëtarëve të kuvendit të Komunës së Malishevës, konform ligjeve në fuqi, Kastrati sot është betuar që do t’i kryej detyrat dhe do t’i ushtroj kompetencat si Kryetar i Komunës së Malishevës, me nder, besnikëri, në mënyrë të paanshme, me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin, në mënyrë që t’i sigurojë kushtet për një jetë të qetë për të gjithë.

You may also like