Lila për Oversport: Pengu i karrierës është që nuk kam luajtur me Vllazninë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Andi Lila ka zbuluar një nga pengjet më të mëdha në karrierën e tij si futbollist. Ish-lojtari i kombëtares shqiptare është shprehur gjatë komentit të ndeshjes Universitatea Craiova-Vllaznia se fakti që nuk ka luajtur me shkodranët i ka mbetur peng.

Duke qenë se në qytetin e Shkodrës, sportdashësit kuqeblu janë mbledhur përpara Bashkisë për ta ndjekur të grupuar, ka pasur një përshëndetje speciale për të gjithë ata nga Lila. “Tifozët e Vllaznisë janë të mrekullueshëm.

Një nga pengjet e karrierës sime është që nuk kam luajtur në Shkodër për atë tifozëri. Kam luajtur në Shkodër me Kombëtaren, por jo me Vllazninë”,

Më tej  gjatë komentit, Lila ka VLERËSUAR Vllazninë si një nga klubet që punon dhe i jep shumë prioritet akademisë dhe talenteve të rinj. /oversport.tv

You may also like