Ligjvënësit e BE mbështesin ndalimin e shitjes së makinave me benzinë dhe naftë nga viti 2035

by admin
Spread the love

Ligjvënësit e Parlamentit Europian votuan të mërkurën për të mbështetur ndalimin efektiv të shitjes së automjeteve të reja me benzinë dhe naftë, duke nisur nga viti 2035, duke hedhur poshtë përpjekjet për të dobësuar propozimin për të përshpejtuar kalimin e Europës drejt automjeteve elektrike.

Vota mbështet një shtyllë kryesore të planeve të Bashkimit Europian për të reduktuar emetimet neto të ngrohjes së planetit me 55% brenda vitit 2030, krahasuar me nivelet e vitit 1990. Objektivi kërkon reduktim të shpejtë të emetimeve nga ana e industrisë, energjisë dhe transportet.

Ligjvënësit mbështetën një propozim, i prezantuar nga Komisioni Europian vitin e kaluar, që parashikon reduktimin me 100% të emetimeve të CO2 dhe automjeteve të reja brenda vitit 2035, duke e bërë të pamundur shitjen e makinave me lëndë djegëse fosile në BE duke filluar nga kjo datë.

Përpjekjet e disa ligjvënësve për të dobësuar objektivin në një reduktim prej 90% të emetimeve të CO2 brenda vitit 2035 u refuzuan.
Ligji nuk është ende përfundimtar. Vota të mërkurën konfirmon qëndrimin e Parlamentit për negociatat e ardhshme me vendet e BE mbi ligjin final.

Objektivi është përshpejtimi i kalimit të Europës tek automjetet elektrike dhe nxitja e shtëpive automobilistike që të investojnë më shumë në elektrifikim, të ndihmuara nga një tjetër ligj i BE që u kërkon vendeve të instalojnë miliona rikarikues për automjetet.

“Blerja dhe drejtimi i makinave me emetim zero do të bëhet më e leverdishme për konsumatorët”, – tha Jan Huitema, negociatori kryesor i Parlamentit për politikën.

Shtëpitë automobilistike si Ford dhe Volvo e kanë mbështetur publikisht planin e BE-së që parashikon ndërprerjen e shitjeve të automjeteve me motor me djegie brenda vitit 2035, ndërsa të tjera, në mesin e të cilave Volkswagen synojnë të mos shesin më automjete me motor me djegie në Europë brenda kësaj date.

Automjetet elektrike dhe makinat hibride plug-in përfaqësojnë 18% të automjeteve të reja të shitura në BE vitin e kaluar, edhe pse shitjet e përgjithshme të autoveturave janë reduktuar gjatë vitit për shkak të mungesës së gjysmëpërcjellësve, sipas Shoqatës Europiane të Prodhuesve të Automobilave.

Mjetet e transportit prodhojnë një të katërtën e emetimeve që ngrohin planetin në Europë dhe gazet serrë të prodhuara nga sektori janë rritur në vitet e fundit, duke kërcënuar përpjekjet për të shmangur nivelet e rrezikshme të ndryshimeve klimatike.

/ Reuters


Monitor sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Monitor “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.

You may also like