Ligji i ri në Kinë mund të detyrojë Suning të shesë Interin, detajet

by admin
Spread the love

Zërat për shitjen e Interit kanë qenë të shpeshta dhe janë rikthyer sërish. Tani ka ndodhur për shkak të një lajmi të dalë nga Wall Street Journal, që shkruan se Partia Komuniste Kineze është gati të nxjerrë një direktivë që ndalon zyrtarët e lartë të qeverisë të zotërojnë ose të kenë aksione në kompani të huaja.

Nga kjo preket edhe Interi, pasi Zhang Jindong është një nga personazhet kryesore të Partisë Komuniste në Kinë dhe nëpërmjet Suning zotëron Interin, që ka si president djalin e tij, Steven Zhang.

Direktiva prek edhe të afërmit dhe nuk mjafton që t’ia kalojë ndonjërit prej tyre klubin. Në këto kushte Suning mund të detyrohet të shesë Interin.

Gjithsesi për momentin gjithçka është në kuadrin e fjalëve, pasi Suning herë pas here e ka përsëritur që nuk dëshiron ta shesë klubin zikaltër. / oversport.tv

You may also like