Ligji i përpjekjes së kundërt: Sa më shumë të përpiqesh, aq më fort bie

by admin
Spread the love

Ka shumë momente në jetë kur të përpiqesh shumë është kundërproduktive. Aldous Huxley e quante këtë ligji i përpjekjes së përmbysur. Ai pasqyron një ide të vjetër që gjendet në Daoizëm, Wu Wei, e cila është të largohesh nga gjithë angazhimet e shumta dhe thjesht t’i lejosh gjërat të ndodhin. Ka shumë mënyra praktike në të cilat kjo mund të zbatohet, nga bllokimi i shkrimtarit deri te goditjet e penalltisë.

Je shtrirë në shtrat, i ke ngulur sytë tavanit, po dëgjon makinat që kalojnë poshtë në rrugë. Nuk e ke idenë sa kohë ke qëndruar kështu, por mund të kenë qenë disa orë, më e pakta. Fli gjumë, i thua vetes. Thjesht mbyll sytë dhe fli. Fli! I mbyll sytë fort, e detyron trupin të relaksohet, dhe pret që të flesh. Por nuk ndodh asgjë. Kalojnë dhe disa minuta dhe… asgjë nuk ndodh. Eshtë ora 3 e mëngjesit, dhe ti vazhdon të shohësh tavanin…

Të gjithë kemi qenë në këtë situatë. Sado të përpiqemi, është pothuajse e pamundur që me vetëdije të flesh. Gjumi u vjen atyre që e lënë mendjen të endet, dhe të përqendrohet në çdo gjë tjetër përveç vetë gjumit. Numëroni delet, kontrolloni frymëmarrjen, dëgjoni një libër audio ose çfarëdo gjë tjetër – për sa kohë që kjo jua largon mendjen nga dëshira për të fjetur.

Ky është një shembull i zakonshëm dhe i njohur i “ligjit të përpjekjes së kundërt”.

Ligji i përpjekjes së kundërt u shpall për herë të parë nga autori Aldous Huxley, i cili shkroi: “Sa më shumë të përpiqemi me vullnet të ndërgjegjshëm për të bërë diçka, aq më pak do të kemi sukses”. Aftësia dhe rezultatet e aftësisë vijnë vetëm për ata që kanë mësuar artin paradoksal të të bërit dhe të të mos bërit, ose kombinimit të relaksimit me aktivitetin”.

Është ideja që, sa më shumë të përpiqemi të bëjmë diçka, aq më keq bëhemi në kryerjen e saj. Supozoni, për shembull, që po mësoni si të ngisni biçikletën për herë të parë. Ju thuhet të mbani timonin në një mënyrë të caktuar, të shtyni me këtë këmbë, të pedaloni me atë shpejtësi, të uleni në një pozicion specifik, të mbani ekuilibrin, e kështu me radhë. Ka një libër të vogël mikro-udhëzimesh kur mësoni të ngisni një biçikletë. Kur ngasim biçikletën, ne i dimë të gjitha këto gjëra, por nuk përpiqemi t’i bëjmë. Ato thjesht ndodhin. Sipas fjalëve të Huxley-t, është “kombinimi i relaksimit me aktivitetin”.

Por, ekziston gjithashtu një mënyrë shpirtërore ose holistike për të parë “ligjin e përpjekjes së kundërt”. Është diçka që ka një histori shumë më të gjatë se Aldous Huxley – është ideja daoiste e “Wu Wei”.

Wu Wei

Fjala “dorëzim” vjen e ngarkuar me konotacion negativ. Dorëzimi është frikë ose dobësi. Heronjtë janë ata që nuk tërhiqen kurrë dhe asnjë histori e mrekullueshme nuk fillon me djem të mirë që thjesht heqin dorë. E megjithatë, ka shumë arrogancë në këtë version.

T’i dorëzohesh një pushteti më të madh – ose një pushteti më fisnik, të drejtë – nuk është një akt burracak. Është një akt i urtësisë së thellë. Nuk ka asgjë të lavdërueshme të notosh në një furtunë, ose të godasësh me grusht në fytyrë një ari. Ka urtësi në njohjen e kufijve tanë, në përqafimin e përunjësisë.

Ky është kuptimi i Wu Wei. Nuk është ndonjë justifikim për një ditë dembelizmi dhe qejfi në Netflix. Në fakt, shpesh është krejt e kundërta. Wu Wei duhet të vlerësojë, njohë dhe pranojë tërheqjen e forcave shumë më të mëdha se ne. Është të ecësh në rrugën që hapet dhe të shtysh derën që të del para. Quajeni ndjenjë e brendshme, intuitë, fat, thirrje hyjnore ose çfarëdo tjetër, por Wu Wei është të ndalosh së bëri atë që mendon se është e drejtë dhe të lësh veten të tërhiqet nga ndonjë fuqi tjetër.

Wu Wei është kallami që përkulet në erë. Është shkopi që kalon rrymën. Është dorëzim dhe përunjësi. Është, me pak fjalë, ligji i përpjekjes së kundërt – të pranosh se disa gjëra kanë nevojë për durim dhe hapësirë.

Zbatime praktike

Bukur, mund të mendoni, por si përkthehet në të vërtetë në jetën reale? Problemi me shumë filozofi të këtij lloji është se nuk na lënë më mirë se sa ishim para se t’i mësonim. Si mund të shihet ligji i Huksley-t për përpjekjet e kundërta jo si ideologji, por si një udhërrëfyes praktik? Fakti është se “të mos bësh” është thelbësore për natyrën e shumë detyrave. Ja disa shembuj.

Shkrimi: Për një autor, nuk ka asgjë më të tmerrshme sa faqja e zbrazët. Nëse ju kanë thënë se duhet të shkruani diçka, veçanërisht në një afat të caktuar, mendja shpesh mund të telendiset duke gjuajtur për diçka – çdo gjë – për të shkruar. Është shumë më mirë t’i lini idetë të vijnë dhe t’i shkruani në një fletore që të mos humbasin.

Aftësitë teknike: Kur jeni duke mësuar një sport ose aftësi të re, duhet të mësoni teknikën. Ju kaloni nëpër lëvizje, duke shënuar hapa në kokën tuaj dhe përfundoni duke pasur sukses. Por vjen një moment kur të menduarit e tepërt është i dëmshëm. Ndoshta kjo është arsyeja pse skuadra juaj e preferuar dështon në gjuajtjet e penalltive.

Stresi dhe ankthi: Të gjithë jemi të stresuar për gjërat. Të gjitha punët përfshijnë pika bllokimi. Jeta ka ditë të mira dhe ditë të këqija. Por kur ne me ngulm i kalojmë gjërat në kokë, në fakt e përkeqësojmë ankthin. Ka një arsye pse “mindfulness” është një fenomen kaq i shkëputur dhe pse Headspace është një biznes prej 250 milionë dollarësh. Largohuni, merrni frymë dhe mos bëni asgjë. Eshtë më mirë për ju.

Bisedat: Kur bëhet fjalë për mënyrën se si flasim me njerëzit, më pak në të vërtetë është më shumë. Një bisedë e keqe është ajo ku flasim shumë dhe “dëgjimi” ynë konsiston thjesht në pritjen për të folur përsëri. Megjithatë, studimet tregojnë se dëgjimi aktiv jep më shumë “kënaqësi në bisedë”, dhe e lë bashkëbiseduesin të ndihet më i kuptuar.

Nuk mund ta imponosh

Ka shumë momente në jetë kur të përpiqesh më shumë i bën gjërat më keq. Kur keni një pickim mushkonjash, një kockë të thyer ose kur ju rrjedh hunda gjak, lëreni. Zgjedhja, nxitja dhe hetimi vetëm sa e përkeqësojnë problemin. Kështu ndodh edhe me shumë momente kryesore të jetës.

Ndoshta është koha të largoheni nga ajo që po bëni dhe të shijoni Wu Wei-n ose mosveprimin. / big think – Shqip

You may also like