Lidhjet me shtetet arabe, më prioritet se paqja me palestinezët – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se normalizimi i marrëdhënieve të Izraelit me vendet arabe është një prioritet më i lartë se paqja me palestinezët.

Në një intervistë për CNN, ai tha se është “i hapur” për negociata me palestinezët dhe se bashkëpunon me ta kryesisht në çështjet e sigurisë, por jo në fusha të tjera, transmeton Anadolia.

“Unë jam sigurisht i gatshëm që ata (palestinezët) të kenë të gjitha fuqitë që u nevojiten për të qeverisur veten, por jo fuqinë që mund të na kërcënojë,” shtoi Netanyahu.

Kryeministri izraelit tha se ka arritur të nënshkruajë katër marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me vendet arabe – sipas Marrëveshjes Abrahamike – që është dyfishi i numrit të marrëveshjeve të paqes të lidhura nga paraardhësit e tij gjatë 70 viteve.

Marrëveshjet me vendet arabe

“Nëse bëjmë paqe me Arabinë Saudite – kjo varet nga udhëheqja saudite – dhe i japim fund konfliktit arabo-izraelit, mendoj se do të kthehemi te palestinezët dhe do të arrijmë një paqe të realizueshme me palestinezët”, shtoi Netanyahu.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini nënshkruan marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin në shtator 2020, nën patronazhin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo lëvizje u pasua më vonë nga Sudani dhe Maroku.

Më parë, Izraeli arriti dy marrëveshje paqeje, me Egjiptin në 1979 dhe Jordaninë në 1994. /tesheshi.com/

You may also like