Lidhje Demokratike e Gruas, Duma:Në 19 shkurt zgjedhim kryetaren e re, kalendari

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Lidhja Demokratike Gruas në Shqipëri më 19 shkurt do të zhvillojë proxcesin zgjedhor për  zgjedhjen e kryetares së re.

Lajmi është dhënë nga nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma në një dalje për mediat nga selia blu.

Duma pohoi se më 5 janar do të nis krijimi i grupeve të punës që do të merren me procesin zgjedhor. Ajo theksoi se për një periudhë që vijon nga data 5 janar për rreth 3 javë  do të kryhet analiza e performancës dhe anëtarësimet e reja. Në datën 6 shkurt do të zgjidhen kryetaret e forumeve të gruas në nivel dege. Pas kësaj date, fillon fushata për  në nivel qarku dhe në 19 shkurt do të zgjidhet kryetarja e LDG-së.

“Jemi sot për të bërë një komunikim në përgjigje të transparencës dhe të vijueshmërisë të punës që do të kryhet për zgjedhjen në Lidhjen Demokratike të Gruas. Jam këtu me dy kolege, mikesha të nderuara që janë pjesë e grupit qendror të Lidhjes Demokratike të Gruas sa i përket zgjedhjes në këtë forum për t’ju komunikuar në mënyrë të hapur dhe transparente atë çka do të jetë vijimi i punës pas një parapërgatitjeje.

Do t’ju komunikoj atë që është faza vijuese e kalendarit që do të definohet dhe do të mbarojë me datën 19 shkurt me zgjedhjen e kryetares së Lidhjes Demokratike të Gruas si një zgjedhje që do të vijë nga një përshkallëzim i garës, platformës.

Është e nevojshme ta bëjmë këtë komunikim me publikun dhe sidomos me zonjat demokrate dhe ato të Lidhjes Demokratike të Gruas për shkak se kjo është fillesa e një sistemi i cili siguron meritën dhe garën. Padyshim Lidhja Demokratike e Gruas ka një histori suksesi dhe përgjatë viteve ka pasur personalitete dhe figura të shquara të gruas shqiptare në profesione dhe politikë.

Ky është hapi  i parë që provon se si ky proces nis jashtë çdo konflikti interesi, se si ky proces do të udhëhiqet nga një trup dhe nga një bord drejtues që nuk ka asnjë interes për të influencuar apo për të çekuilibruar çdo normë të garës dhe të votës. Është e rëndësishme të themi që nisi në datën 5 janar ngritjen e grupeve në degët e Lidhjes Demokratike të Gruas dhe për një periudhë që vijon nga data 5 janar rreth 3 javore procesi më i rëndësishëm për Lidhjen Demokratike të Gruas dhe zgjedhjet që do të vijohen në të, është ai që ka të bëjë me analizën dhe performancën dhe anëtarësimet e reja. Analizë dhe performancë për një arsye madhore. Lidhja Demokratike e Gruas, pavarësisht se në shumë vite ka munguar garën dhe konkurrencën, ka munguar ekzistenca e shumë strukturave drejtuese që do të realizonin atë që quhet kontrolli dhe balanca dhe transparenca dhe sidomos meritën dhe për t’i dhënë kontributin atyre që kanë qenë më të sakrifikuara dhe më aktive në jetën e Lidhjes Demokratike të Gruas. Pavarësisht kësaj, ka pasur gra kryetare të Lidhjes Demokratike të Gruas të cilat pavarësisht të mungesës së rregullave të lojës, kanë ditur të qëndrojnë aty dhe të jenë luajale, të jenë kontributore të mëdha, kryetare degësh të Lidhjes Demokratike të Gruas në të gjithë Shqipërinë që pavarësisht të gjitha vështirësive që kanë pasur, do të gjejnë mbështetjen dhe promovimin për shumë elementë të kontributit dhe sakrificës së tyre që ndoshta herë pas here, megjithëse mund të kenë qenë kryetare të Gruas në degët respektive, përsëri e kanë bërë këtë me shumë sakrificë dhe me pak mbështetje.

Pas 3 javëve të analizës së performancës dhe hapjes së anëtarësimeve dhe databaz-it i cili do të rikonfirmohet për anëtarësinë e Lidhjes Demokratike të Gruas, do të nisim zgjedhjet në nivel dege të cilat do të bazohen në platforma që do të kenë kandidatet pasi ato të regjistrohen sipas kalendarit që do të publikohet, platformave dhe debateve të brendshme në çdo nivel dege për Lidhjen Demokratike të Gruas. Në datë 6 shkurt 2022, ditë e diel do të zhvillohen zgjedhjet në të gjithë Shqipërinë  për kryetare të LDG në nivel dege e po ashtu pas datës 6 do të hapim një fushatë në nivel qarku për të nisur atë që është gara nëpërmjet primareve, debatit të bukur, konstruktiv, për të shkuar më në fund në datën 19 shkurt që do të kulmojë me zgjedhjen e kryetares së Lidhjes Demokratike të Gruas. Normalisht pasi kemi diskutuar gjatë një gjë ka qenë në sinkron me të gjitha koleget  që është Lidhja Demokratike e Gruas duhet me të vërtetë të konceptohet si një organizatë partnere  ndaj Partisë demokratike, duke zgjeruar kështu konceptin  jo vetëm të anetarësisë por edhe të asaj që ne e kemi quajtur pjesëmarrëse profesioniste në aktivitetet e Lidhjes Demokratike të Gruas . Kujtojmë se drejtuesja e Lidhjes Demokratike të Gruas ka qenë Albana Vokshi, të cilët i kishte mbaruar prej disa kohësh”, tha Duma./Opinion.al

 

You may also like