Lidhja e romëve nuk e njeh regjistrimin, Saliu: Numri është shumë më i ulët se në vitin 2002

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Kryetari i partisë Forcat demokratike të romëve, Shaban Saliu tha se nuk i njeh rezultatet e regjistrimit dhe kërkon që regjistrimi të përsëritet. Saliu shton se partia e tij do t’i bashkëngjitet protestës së opozitës, ndërsa në lidhje me modelin zgjedhor theksoi se janë për vendosjen e një njësie zgjedhore.

“Në 2002 bashkësia e romëve në Republikën e Maqedonisë numëroi 53.789 romë në shtet, ndërsa me këtë regjistrim, numri i romëve është rreth 46.433. Pra, në mënyrë drastike është ulur numri popullsisë së bashkësisë rome. Nuk i njohim këto rezultate të regjistrimit për shkak se numrat e regjistrimit të 2021 nuk e konfirmojnë në mënyrë objektive dhe të drejtë numrin e qytetarëve të bashkësisë rome”- deklaroi Shaban Saliu, Kryetar i Lidhjes së Romëve.


You may also like