Lideri i Bjellorusisë ‘mbështet plotësisht’ planin e Kinës për paqen në Ukrainë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko i tha sot homologut të tij kinez Xi Jinping se vendi i tij “mbështet plotësisht” propozimin e Pekinit për fundin e luftës në Ukrainë.

Vizita shtetërore e Lukashenko në Pekin vjen pasi Kina publikoi një dokument mbi luftën në Ukrainë, ku insistonte se është një palë neutrale dhe bënte thirrje për dialog.

Vendet Perëndimore kanë kritikuar Kinën për refuzimin e dënimi të pushtimit të Ukrainës nga Moska, ndërsa Pekini kritikon ashpërsisht dërgesat e armatimeve të SHBA e NATOs ndaj Ukrainës.

Dokumenti kinez është pritur me skepticizëm nga aleatët perëndimorë të Ukrainës ndërsa Rusia njohu propozimin por tha se “kushtet për zgjidhje paqësore ende nuk janë të arritshme për momentin.”

Sot në mbështetje të planit Lukashenko vendosi peshën e tij.

“Takimi i sotëm vjen në një kohë të vështirë kur kërkohen qasje të reja dhe vendime të përgjegjshme politike,” tha Lukashenko me anë të zëdhënësve të tij.

“Vendimet duhet të kenë objektiv parandalimin e konfrontimit global pasi kjo nuk ka asnjë fitues. Prandaj Bjellorusia po sjell propozime paqeje dhe mbështet iniciativën e nisur nga ju”, i tha ai homologut XI.

Mediat kineze thanë se presidenti Xi kishte thënë në takim se palët duhet të flakin mentalitetin e Luftës së Ftohtë dhe të punojnë drejt arkitekturës së sigurisë evropiane.


Top Channel

You may also like