Liberalizimi i vizave rend dite të enjten në njërin prej komisioneve të Parlamentit Evropian

by admin
Spread the love

Komisioni i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme e ka në rend dite votimin për liberalizim të vizave për kosovarët.

Eurodeputeti holandez Thijs Reuten ka bërë thirrje që të votohet këtë të enjte për Kosovën.

“Pas marrëveshjes së shumëpritur me shtetet anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën dhjetorin e kaluar, ne do të vazhdojmë me këtë ritëm në Parlamentin Evropian. Votoni në komision këtë të enjte!”, ka shkruar Reuten në Twitter.

Më 14 dhjetor të vitit të kaluar Presidenca e Këshillit dhe përfaqësuesit e Parlamentit Evropian kanë arritur marrëveshje për projekt-rregulloren për udhëtimin pa viza për poseduesit e pasaportave të lëshuara nga Kosova.

Rregullat e reja do t’i lejojnë mbajtësit e pasaportave të Kosovës të udhëtojnë në BE pa vizë, për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180 ditore. Ky përjashtim nga kërkesa për vizë do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe në çdo rast jo më vonë se 1 janari 2024.

You may also like