BEJRUT, 20 shtator /ATSH-DPA/- Tetë persona u vranë dhe 59 të tjerë u plagosën në sulmet që i atribuohen Izraelit, tha sot Ministria libaneze e Shëndetësisë.
Bastisja në periferitë jugore të Bejrutit erdhi ndërsa qeveria libaneze po mblidhej dhe kryeministri i përkohshëm, Nagib Mikati tha se shënjestrimi i një zone të banuar – dëshmon sërish se Izraeli nuk merr parasysh asnjë konsideratë humanitare, ligjore apo morale.
“Përkundrazi, është duke hyrë në atë që i ngjan gjenocidit dhe ne kemi dëshmuar format e tij më të shëmtuara në agresion. Ajo që ndodhi të martën dhe të mërkurën shkaktoi dhjetëra të vdekur dhe mijëra të plagosur”, tha ai, duke iu referuar sulmeve që përfshinin telekomandat.
Ai kritikoi komunitetin ndërkombëtar, sipas të cilit po hesht për shkeljen e të drejtave të njeriut, drejtësisë dhe ligjeve.
Ndërkohë, departamenti i mbrojtjes civile tha se dy ndërtesa banimi në lagjen Jamous në periferinë jugore të Bejrutit u shembën si rezultat i sulmit. //a.i/