Lezhjani nga SHBA “gozhdon” Sali Berishën: Gabove pse heshte doktor

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Jo gjithçka ka shkruar mirë në takimin me skype, online të Berishës me emigrantët shqiptarë. Një emigrant nga Lezha që jeton në SHBA ka kritikuar ish-kryeministrin Sali Berisha se heshti për paktin e 2017-ës. Ndryshe nga Berisha, ai u shpreh se humbjet në PD nuk janë regjistruar këto tetë vite, por që nga 2011, duke nënkuptuar edhe zgjedhjet lokale dhe më pas 2013-ës.

Deklarata e demokratit:

“Unë e di se pse ke heshtur, që për shkak të karakterit tënd të fortë, ke heshtur në 10 vite politike, që ka pësuar nga humbje në humbje. “Never say never” thonë politikanët, por ti ke qëndruar në heshtje. Nga 2011 PD njeh vetëm humbje, por duhet të them se humbja e 2017, që pikërisht ti duhet të kishte ndërhyrë fuqishëm, ishte turpshme dhe ti duhet të kishte ndërhyrë, Rama ai bëri marrëveshje me Bashën dhe krijoi bashkëqeverisjen. Në 2017 ku një pjesë e ish-deputetë punuan kundër PD. Tre muaj përpara zgjedhjeve krijimi i tre partive dëmtoi jo Lulzim Bashën, por PD. Parti e hapur doktor është gjëja më e mirë, por është integrimi i të rinjve është gjëja e më e mirë”, tha ai.

You may also like