Lezha bëhet me ekip basketbolli/ Pas 25 vjetësh do luajë skuadra e Besëlidhjes

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Qytetit të Lezhës i rikthehet skuadra e basketbollit pas rreth 25 vitesh. Ekipi i krijuar nga trajneri Klarent Deda ka lojtar nga Lezha por jo vetëm.

Nuk mungojnë edhe ata lojtarë nga qytete të tjera. Të përgatitur drejt sfidave dhe shpresëplotë për fitore, tashmë edhe Besëlidhja do të konkurrojë për cmim në basketboll.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu tha se ekipi do të ketë mbështetjen dhe vëmendjen e duhur nga Bashkia.

Ndërsa trajneri i ekipit u shpreh tejet entuziast për rikthimin e skuadrës së Besëlidhjes në basketboll dhe për sukseset që do të arrijnë në vazhdimësi.

Entuziasti nuk mungoi dhe tek të rinjtë të cilët i janë bashkuar ekipit ku u shprehën besimplotë për rrugëtimin e tyre drejt fitores. Ndeshja e parë do të mbahet të shtunën më datë 16 tetor kundër Flamurtarit.


Top Channel

You may also like