Lewandwoski e thotë troç: Dua të largohem, të gjejmë zgjidhjen më të mirë

by admin
Spread the love

Robert Lewandowski, i cili u shpall golashënuesi më i mirë në Bundesligë për herë të shtatë në karrierën e tij, dëshiron të largohet nga Bayerni i Mynihut.

“Nuk do të nënshkruaj një kontratë të re. Ne duhet të gjejmë zgjidhjen më të mirë për të dyja palët. I thashë klubit se nëse vjen një ofertë, atëherë do të duhet të mendojmë për të,” – tha Lewandowski në fundin e ndeshjes kundër Wolfsburgut.

“Është shumë e mundur që kjo jetë ndeshja ime e fundit me ngjyrat e Bayernit. Nuk mund ta them me 100 për qind siguri, por është e mundur. Ne duam të gjejmë zgjidhjen më të mirë për veten dhe për klubin”, – shtoi sulmuesi polak. Fjalët e Lewandowskit rikonfirmuan njoftimin e mëparshëm të drejtorit sportiv të kampionëve të Gjermanisë, Hasan Salihamidzic:

“Unë fola me Lewan. Gjatë bisedës ai më tha se nuk donte ta pranonte ofertën tonë për të rinovuar kontratën dhe se do të dëshironte të largohej nga klubi.”

Lewandoski e mbylli sezonin ee Bundesligës këtë të shtunë me golin e tij të 35-të dhe mori çmimin e golashënuesit më të mirë. Është hera e shtatë që e arrin, duke barazuar legjendarin Gerd Müller me të pestin radhazi.


Top Channel

You may also like