Lewandowski: Xavi ka diçka speciale, është ndryshe nga gjithë të tjerët

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Robert Lewanodwski ka shumë besim te trajneri i tij Xavi dhe e ardhmja që Barcelona do të ketë. Sulmuesi polak foli gjatë një interviste për DAZN për aventurën e tij në Spanjë, ku nuk i kurseu elozhet për Xavin dhe talentet e Barcelonës.

“Shikoni Gavin. Ai është 18-vjeç dhe ka të gjithë të ardhmen përpara. Një si ai të bën të kuptosh potencialin e jashtëzakonshëm që ka Barcelona dhe çfarë e ardhme e pret.

Xavi e dinte shumë mirë se si duhej të sillej si futbollist, ndërsa tani e di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë si trajner. E shikoj që ai ka diçka speciale, diçka të veçantë ndryshe nga gjithë të tjerët.” /oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Facebook

You may also like