“Lewandowski i Malishevës, tash i Suharekës”/ Komentatori i famshëm i TV Malishevës nuk përmbahet pas golit të Rrahmanit me fanellën e Ballkanit

by admin
Spread the love

Ballkani ka zhvilluar edhe miqësoren e fundit gjatë fazës përgatitore në Antalya të Turqisës.

Suharekasit kanë shënuar fitore me rezultat 2-1, ndaj MFK Ruzomberok, skuadër kjo që garon në Superligën e Sllovakisë.

Edhe pse ishin në disavantazh, skuadra e Ilir Dajës u rikthye për të triumfuar në fund.

Në miqësoren e fundit u paraqit edhe futbollisti Abdul Rahman Basit, cili është në fazë testuese me ekipin e Ballkanit.

Golin e parë për skuadrën e Ballkanit e shënoi ‘Lewandowski i Malishevës’ – Albian Rrahmkani, ku edhe komentatori i famshëm i TV Malishevës, nuk e la pa e komentuar në mënyrën e tij më të mirë.

“Lewandowski i Malishevës, tash i Suharekës”

Kujtojmë se portokallinjtë janë njëra nga tetë skuadrat e Superligës që fazën përgatitore e ka zhvilluar në tokën turke.

You may also like