Lewandowski: E vetmja gjë që dua aktualisht është të largohem nga Bayerni

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Vazhdon të mbetet e tensionuar situata mes Bayernit të Mynihut dhe Robert Lewandowskit. Sulmuesi polak dëshiron që të largohet nga Gjermania, por klubi bavarez duket se nuk ka ndërmend që ti plotësojë këtë dëshirë.

“Dua vetëm që të largohem nga Bayerni. Besnikëria dhe respekti janë më të rëndësishme se puna. Gjëja më e mirë është që së bashku të gjejmë një zgjidhje për këtë situatë. Diçka ka vdekur brenda meje. Dua që të largohem nga Bayerni që të kem emocione të tjera në jetën time”, ka thënë bomberi për “OnetSport”.

Lewandowski kërkon që të provojë një eksperiencë të re në LaLiga me fanellën e Barcelonës. / Oversport.tv

Foto: FC Bayern München Twitter

You may also like