Lewandowski do largimin, presidenti i Bayern Munich i bën bllokadë

by admin
Spread the love

Robert Lewandowski mbetet në qendër të vëmendjes. Një ditë më parë mediat në Gjermani raportuan se sulmuesi u ka komunikuar drejtuesve dëshirë për t’u larguar në verë.

“Sport1” ka listuar arsyet pse polaku do të largohet dhe ato janë tre: tentativa për të blerë Haaland e ka zhgënjyer, mungesa e një ofertë zyrtare po ashtu, si dhe raporti me trajnerin Julian Nagelsmann.

Lewandowski mendon se skema e trajnerit nuk e ndihmon atë për të treguar vlerat dhe për të shënuar sa do. Në zhurmën e gjithë këtyre diskutimeve, ka vendosur të reagojë presidenti i Bayern Munich.

Herbert Hainer ka qenë i qartë në deklaratën e tij për goleadorin e skuadrës: “Robert Lewandowski ka kontratë me Bayern Munich deri më 30 qershor 2023 dhe do ta zbatojë atë”. / oversport.tv

Foto: FC Bayern Munchen, Facebook

You may also like