Lewa e ka ndarë mendjen: Dua sfida të reja, kam marrë shtëpi dhe flas pak spanjisht

by admin
Spread the love

Robert Lewandowski është i vendosur dhe nuk e ndryshon mendjen, ai dëshiron të largohet nga Bayerni i Mynihut. E ka përsëritur edhe një herë qëllimin e tij në portalin polak “Onet Sport”:

Pretendentët për golashënuesin më të mirë të Bundesligës janë të shumtë, por ai e ka ndarë mendjen për t’iu bashkuar Barçës.

“Lista e klubeve të interesuara për mua është shumë e gjatë, por po flitet shumë për një klub specifik, sepse nuk po shqyrtoj ofertat e tjera. Kam marrë një shtëpi në Spanjë dhe kam mësuar pak spanjisht”.

Lewandowski tha gjithashtu se ishte i sigurt se do të jetë në gjendje për të gjetur gjuhën me Bayernin, për t’i dhënë fund kësaj martese që zgjati 8 vjet:

“Kush do të vinte tek Bayerni nëse do ta dinte që mund t’i ndodhte kjo? Ku është besnikëria dhe respekti? Unë kam qenë gjithmonë gati, kam kaluar 8 vite të mrekullueshme këtu, besnikëria dhe respekti janë më të rëndësishme se puna. Gjëja më e mirë do të ishte të gjenim një zgjidhje së bashku.”/ Shqip


Top Channel

You may also like