Levski fitoi edhe ndeshjen kthyese me golin e Petkov në minutën e 101 ?! – Shqip

by admin
Spread the love

 Ndeshja kthyese Levski – Shkupi  përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat  1-0 me golin që e shënoi Marin Petkov në minutën e 11 të lojës shtesë. Bullgarët vazhdojnë garat në turin e tretë me rezultatin e përgjithshëm  3-0 nga të dyja ndeshjet.

Ashtu si në ndeshjen e parë Shkup edhe në takimin e kthimit tifozët bullgarë ishin protagonistët kryesor në përballjen kthyese mes Levskit dhe Shkupi. Në krahasim me ndeshjen e parë në Shkup ku të pranishëm ishin tifoz nga të dyja ekipet, sonte në Sofje stadium është i mbushur vetëm me tifoz  bullgar, të cilat promovuan vazhdimisht në tribunën e tyre “koreografinë e Ilindenit”, duke theksuar 1903-shin, por edhe me slogane “Ilindeni për bullgarët është Pashkë”.

“Nëse dikush thotë se nuk jam maqedonas, do t’i presim gjuhën, e nëse thotë se nuk jam bullgar, do t’ia presim kokën” – janë disa nga pankartat që promovojnë tifozët e Levskit në duelin me Shkupin.

Sa i përket lojës në terren të gjelbër gjatë 90 minutave ishte e barabartë por vendosi goli që e shënoi Petkov në minutëm e 101, meqë referi  e vazhdoi lojë  në pjesën e dytë për 12  ?!,

 

Stadiumi:Vivacom Arena – Georgi Asparuhov Stadium”  Sofje

Referi: Lionel Tshudi nga Zvicra

Shikues: 30.000

Golashënues: Marin Petkov 90 + 11’

Ekipet luajtën me këto formacione:

Levski: Andreev, Petris, Van Der Kaap, Cordoba, El Jemili )Çandarov), Kraev, Mitkov (Popov), Ronaldo (Petkov), Ricardinjo, Welton

Trajner: Nikolay Kostov

 FC Shkupi:Iljazi, Pinter, Ilievski, Toshevski, Sheji, Quevan  (Dudu), Adem(Ackovski), Diene, Vosha (Trapanovski), Sahiti (Hamidi), Cephas

Trajner: Cihat Arsllan     /KlanMacedonia/

 

You may also like