Lëvizje surprizë për Pinamontin, klubi i Serie A ofron 20 milionë euro

by admin
Spread the love

Një lëvizje surprizë ka ndodhur për sa i përket të ardhmes së Andrea Pinamontit. Talenti zikaltër është drejt largimit dhe në rrugën e tij të re duket se është Salernitana.

Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, klubi nga Salerno është i gatshëm të plotësojë kushtet ekonomike të vendosura nga zikaltrit. Corriere dello Sport shkruan se Salernitana ka ofruar rreth 20 milionë euro për kartonin e lojtarit.

Kaq është edhe shuma që Interi kërkon për të lënë të lirë sulmuesin. Për Pinamontin më parë janë interesuar edhe Sassuolo, Monza e Atalanta, por asnjë nga klubet e tjera nuk kanë ofruar shumën e kërkuar prej Interit. /oversport.tv

Foto: Empoli Fc Official, Twitter

You may also like