Lëviz sërish vlera e Bitcoin, ja sa kushton tani

by admin
Spread the love

12:32 | 13 Janar 2022

Kriptomonedhat janë bërë një trend i ri në jetën tonë viteve të fundit.

Njëra ndër kriptovalutat më të përdorura është ajo e Bitcoin ku janë të shumtë personat në botë që kanë investuar në të, shkruan lajmi.net.

Vlera e Bitcoin është duke pësuar rënie dhe ngritje ditëve të fundit, ndërsa sot çmimi i një kriptomonedhe të tillë është 43 mijë e 695 dollarë amerikan.

Duke krahasuar pesë ditët e fundit, vlera e Bitcoin ka shënuar një ngritje prej 4.82%.

Kujtojmë që vlerën më të lartë Bitcoin e kishte arritur në nëntor të vitit 2021 kur një sosh kushtonte 68 mijë dollarë. /Shqip/


You may also like