Levante mposht Atletico Madridin, Bardhi zhvilloi 61 minuta

by admin
Spread the love

Levante ka arritur një fitore të madhe si mysafir i Atletico Madridit, duke fituar me rezultatin minimal 0:1.

Skuadra e Levantes gjatë gjithë ndeshjes ishte më kërkuese dhe më e qartë në atë se çfarë dëshironte nga kjo ndeshje, që sapo ka përfunduar.

Golin e fitores e ka shënuar mesfushori G. Melero në minutën e 54-të.

Edhe pse për skuadrën vendëse u aktivizuan futbollistët si Luis Suarez, Joao Felix, Koke, nuk arritën të shënonin një gol të vetëm.

Gjyqtari i ndeshjes dhuroi shtatë minuta shtesë pas kohës të rregullt por futbollistët e trajnerit Diego Simeone, nuk ishin sonte në element duke pësuar humbje nga skuadra e fundit në tabelë.

Mesfushori shqiptar i Levantes, Enis Bardhi në këtë ndeshje ishte titullar.

Bardhi zhvilloi 61 minuta por pa arritur të asistojë apo shënuar gol, megjithatë ishte kontribues në këtë fitore tejet të madhe për Levante.

Ndërsa, shqiptari tjetër i Levantes, Shkodran Mustafi mungoi për shkak të lëndimit.

Levante me këtë fitore grumbullon 14 pikë dhe pas 24 ndeshjeve renditet në pozitën e fundit të La Ligës.

Atletico Madrid me këtë humbjen bënë një hap fals në garën për vendin e katër, duke u renditur në pozitën e pestë me 39 pikë, aq sa ka edhe Barcelona në pozitën e katër. /Insporti.com.

You may also like