‘Letra bombë’ shpërthen në ambasadën ukrainase në Madrid, thotë policia spanjolle (fotot)

by admin
Spread the love

Ambasada e Ukrainës në kryeqytetin spanjoll Madrid ka raportuar sot për shpërthimin e një ‘letre bombë’ të dërguar aty.

Një punonjës që kishte në dorë letrën është lënduar, tha policia vendase.

Ai pësoi plagë të lehta dhe u dërgua në spital, teksa shërbimet e emergjencës me qen nuhatës, mbeteshin në vendngjarje.

Policia tha se ka aktivizuar protokollin anti-terror dhe ka rrethuar vendin e alarmit pas incidentit të ndodhur rreth orës 1 pasdite të së mërkurës.

Ambasada ukrainase në Madrid ende nuk ka komentuar zyrtarisht për incidentin.

Një burim i policisë spanjolle tha: “Një punonjës i ambasadës pësoi plagë të lehta dhe u dërgua në spital. Hetimet janë duke u kryer nga strukturat anti-terror”.

Ngjarja është ende në zhvillim dhe shumë prej detajeve nuk janë konfirmuar nga burime të dyta.


Top Channel

You may also like