L’Equipe bën zbulimin e bujshëm, Federata Franceze nuk e njeh trajnerin e PSG

by admin
Spread the love

Christophe Galtier u emërua këtë verë në krye të PSG në atë që mund të konsiderohet si aventura më e rëndësishme për trajnerin francez.

55-vjeçari i cili shpalli kampion Lille në vitin 2021, tashmë do të provojë suksesin vendas, por mbi të gjitha europian me kryeqytetasit teksa ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare. Mirëpo, së fundmi presigjiozja L’Equipe ka bërë një zbulim të bujshëm ku theksohet se Federata Franceze e Futbollit nuk e njeh Galtier si trajnerin e PSG.

Kjo për arsye se çdo trajner profesionist në Francë, duhet t’i nënshtrohet testimeve çdo tre vite për të vërtetuar aftësinë në profesion. Kjo kohë ka kaluar për Galtier, megjithatë, siç nënvizon L’Equipe, tekniku i PSG ka nisur procedurat me Federatën për të gjetur një datë të lirë ku mund të testohet sërish për njohuritë e tij dhe të vazhdojë i qetë aventurën me parisienët.

Sakaq, PSG do të startojë mbrëmjen e së shtunës edicionin e ri të Ligue 1 ku përballet me Clermont në transfertë teksa pavarësisht telasheve të fundit, prezenca e Galtier në stol nuk është në dyshim dhe ish-i Lilles do të jetë pranë futbollistëve për t’i drejtuar si normalisht. Kujtojmë se ndeshjen mes Clermont dhe PSG do të mund ta ndiqni në Shqip 2 duke nisur nga ora 21:00./supersport


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like