Leposaviq: Kryetari mbetet në zyrë (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gazetari i Klan Kosovës, Flamur Gajtani, ka qëndruar sot në Leposaviq, nga ku për shikuesit e Klan Kosovës sjellë detaje me një përmbledhje të asaj se çfarë ka ngjarë sot atje.

Ai shprehet se që nga ora 06:00 e mëngjesit ka pasur një numër protestuesish që kanë qëndruar pranë objektit të Komunës së Leposaviqit për të kundërshtuar krejt zhvillimet e ditëve të fundit që kanë ngjarë në veri.

“Kur kanë kaluar më shumë se 36 orë, kryetari i ri i kësaj komune ende vazhdon të jetë aty dhe nuk ka dalë për asnjë moment as jashtë objektit dhe as nuk është parë në dritare të objektit të komunës”, shprehet Gajtani.

Sipas tij, e gjithë situata mes protestuesve dhe KFOR-it italian sot është karakterizuar e qetë, pavarësisht se herë pas here ka pasur disa tensione, sidomos si në një rast kur dy udhëheqësit e protestës, që janë ish-kryetari i Leposaviqit Zoran Todiq dhe ish-deputeti i Listës Serbe Sllavko Simiq kanë kaluar kordonin e KFOR-it dhe janë futur brenda për të diskutuar me udhëheqësit dhe në atë moment ka pasur edhe një eskalim të protestuesve ndaj mediave kosovare.

Për më shumë, klikoni në videon e mëposhtme për ta parë raportimin e plotë:

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like