Leonora Jakupi zbulon sekretin e bukurisë, maska që mund ta bëni lehtësisht në shtëpi – Shqip

by admin
Spread the love

Vitet kalojnë, por Leonora Jakupi vazhdon të mbetet me të njëjtën bukuri e freski. Prandaj dhe shumë vajza janë kurioze për sekretin e këngëtares. Në një intervistë për Prive, këngëtarja ka treguar se ka disa rituale të trajtimit të lëkurës, të cilave nuk i shmanget.

Krahas trajtimeve profesionale, i preferuari i saj është në kushte shtëpie. Leonora ka treguar se maska që e bën gjithmonë është me të bardhën e vezës dhe limon. Për këtë maskë ju duhet një e bardhë veze dhe dy lugë gjelle me lëng limoni, shtoni edhe pak mjaltë nëse dëshironi. Përzjejini bashkë të tre përbërësit sa të formohet një maskë homogjene dhe lëreni në fytyrë për 30 min dhe me pas shplajeni me ujë të ftohtë. Kjo maskë do tju ndihmojë të eleminoni njollat kafe në fytyrë , mbylljen e poreve dhe ushqimin e lekurës.

 

You may also like