Leonardo nuk i ndahet mesfushorit brazilian, tashmë e do te PSG

by admin
Spread the love

Dikur e mori te Milani nga kampionati brazilian kur ishte një lojtar i panjohur, tashmë synon ta rimarrë në ekip por këtë herë te Paris Saint Germain.

Bëhet fjalë për mesfushorin brazilian Lucas Paqueta të cilin drejtori sportiv i Paris Saint Germain Leonardo kërkon ta ketë në gjirin e tij te parizienët.

Paqueta ka bërë shumë mirë në këtë sezon me rivalët e Lyon teksa ka arritur të shënojë 7 gola në 22 ndeshje.

Ishte janari i 2019-ës kur Leonardo e mori nga Flamengo te Milani, ndërkohë që nga vera e 2020-ës, mesfushori i Seleçaos aktivizohet me Olympique Lyon në Francë të cilët shpenzuan 20 milionë euro për ta blerë nga kuqezinjtë.


Top Channel

You may also like