Lëndohet edhe Davi Alaba – Ancelotti në telashe para “El Clasicos”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

David Alaba është rikthyer i lënduar në Real Madrid nga detyra me kombëtaren e Austrisë dhe si pasojë është në dyshim për ndeshjet e ardhshme kundër Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve dhe ndaj Barcelonës në La Liga.

Alaba i bëri dy paraqitje për vendin e tij në kualifikime për Kupën e Botës kundër Ishujve Faroe dhe Danimarkës.

Alaba, i cili iu bashkua Real Madridit si lojtar i lirë në verë pasi i mbaroi marrëveshja me Bayern Munich, besohet se e ka lënduar gjurin.

Dhe duke e parë edhe lëndimin e Eder Militaos, trajneri Carlo Ancelotti do të përballet me telashe për ndeshjet e ardhshme të martën kundër Shakhtarit në Ligën e Kampionëve, raporton GE.

Përveç tyre, edhe mbrojtësi i djathtë Dani Carvajal është i lënduar. Në mungesë të tyre, Ancelotti do të luante me Nacho Fernandezin dhe Jesus Vallejon në qendër të mbrojtjes.  

You may also like