Lëndët do të vjetrohen, do të ketë ndikim edhe në këto komuna – Shqip

by admin
Spread the love

Gjashtë seanca gjyqësore janë anuluar të martën në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë, raporton Shqip.

Gjyqtarët dhe stafi administrativ serbë të hënën kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

E lidhur me këto dështime, avokati i njohur, Arbër Jashari, ka thënë se dorëheqja e gjyqtarëve dhe prokurorëve, do të ketë pasoja të rënda në sistemin gjyqësor.

Ai ka thënë se edhe rikthimi i tyre do të jetë i pamundur, pasi nevojitet hapja e konkursit dhe rekrutimi i tyre.

“Do të ketë pasoja dalja e zyrtarëve nga komuniteti serb nga institucioni i Republikës së Kosovës, por pasojat në sistemin gjyqësor do të jenë shumë të mëdha. Duke qenë se cilat janë procedurat për t’u rikthyer sërish në institucione, nuk mund të ketë tjetër rrugë pos fillimit nga e para, pra rekrutimin sikurse në secilin rast, dhe do të jetë e pamundshme rikthimi i tyre të organizuar”, ka thënë Jashari.

Ai ka thënë se me dështimin e seancave, shumë lëndë do të vjetrohen dhe nuk do të marrin epilog gjyqësor. 

“Pasojat janë jashtëzakonisht të mëdha, sidomos te rastet gjyqësore, ku si rrjedhojë shumë seanca gjyqësore do të shtyhen, e mbase disa lëndë do të vjetrohen e nuk do të marrin epilog gjyqësor. Pastaj këta gjyqtarë dhe prokurorë të cilët kanë dhënë dorëheqje, do të ketë një mungesë jashtëzakonisht të madhe të tyre, dhe pavarësisht sesi politikanët merren vesh, kthimi i tyre nuk mund të bëhet kështu si kanë dalë por ai duhet të fillojë nga fillimi, duke respektuar të gjitha procedurat e konkurrimit, rekrutimit sikurse për gjithë qytetarët tjerë, dhje kjo do të marr shumë kohë”, u shpreh Jashari për EO.

Teksa ka folur për dorëheqjen e këtyre zyrtarëve të gjyqësorit, Jashari tha se mungesa e tyre do të vërehet edhe në komunat me shumicë shqiptare, pasi të njëjtit kanë mbajtur seanca në Skenderaj e Vushtrri.

“Sipas marrëveshjes së Brukselit është paraparë që të ketë 9 prokurorë serb dhe 9 prokurorë shqiptarë në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë. E di që prokurorët serb pavarësisht etnisë kanë kryer seanca edhe në komunat tjera, si Skenderaj, Vushtrri dhe në komunat me shumicë serbe, dhe mungesa e tyre do të reflektojë edhe në komunat me shumicë shqiptare”, tha Jashari.

You may also like