Lëkundet Scholz: Do të flas me Putinin, por vetëm në momentin e duhur

by admin
Spread the love

Duke lënë të kuptohet mundësinë e rivendosjes së komunikimit pas përkeqësimit të ndjeshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve në vazhdën e agresionit rus në Ukrainë, kancelari gjerman Olaf Scholz pohoi se ka në plan të flasë me presidentin rus Vladimir Putin “në momentin e duhur”, siç nënvizoi ai.

“Telefonata ime e fundit me Putinin është zhvilluar shumë kohë më pare. Por unë kam ndërmend të komunikoj përsëri me të, kur të jetë koha e duhur”, tha Scholz.

Për herë të fundit, dy liderët biseduan më njëri-tjetrin për rreth një orë me telefon në fillim të dhjetorit. Asokohe, Scholz i kërkoi shefit të Kremlinit tërheqjen e trupave të Moskës nga vendi fqinj, por mori si përgjigje akuzat e presidentit rus se perendimi po ndjek ndaj vendit të tij politika “shkatërruese”.

Gjermania i ka dhënë Ukrainës 18 tanke Leopard 2, në mënyrë që ta ndihmojë Kievin të përballet me pushtimin rus që nisi vitin e kaluar, por nuk ka pranuar të dërgojë avionë luftarakë për të shmangur rrezikun e një përshkallëzimi të tensioneve me Moskën.

Ndaj kësaj të fundit, kreret e vendeve të industrializuara të G7-tës vendosën së fundi zgjerimin e sanksioneve. Në një deklaratë të përbashkët të grupit, u tha se masat e reja do të godasin “eksportet e pajisjeve industriale, mjeteve dhe teknologjive të tjera që Rusia përdor për të rindërtuar makinerinë e saj të luftës”.


Top Channel

You may also like