Leksioni i J. R. R Tolkien mbi të keqen në epokën tonë – Shqip

by admin
Spread the love

Nga Joseph Loconte

Kur Bashkimi Sovjetik dërgoi gjysmë milionë trupa në Finlandë më 30 nëntor 1939, J.R.RTolkien ishte duke pirë një gotë xhin me mikun e tij C.S.Luis, dhe duke i lexuar këtij të fundit një kapitull nga tregimi i tij i ri për sagënThe Lord of the Rings (Zoti i Unazave).

Ishte epika finlandeze e shekullit XIX-të, Kalevala, ajo që i bëri aq shumë përshtypje Tolkien-it të ri dhe e frymëzoi të shkruante veprën e tij kryesore. Një koleksion këngësh dhe mitesh të lashta, Kalevala i dha popullit finlandez një histori dhe një traditë kulturore tësajën, pra një identitet kombëtar.

Dhe vlerësohet se ajo i ndihmoi finlandezët të çliroheshin nga sundimi rus gjatë Luftës së Parë Botërore. Ka shumë të ngjarë që rezistenca e ashpër e Finlandës ndaj agresionit rus gjatë Luftës së Dytë Botërore, të ketë nxitur po ashtu imagjinatën e Tolkien, kur ai u rikthye sërish shkrimit tëZoti i Unazave.

Jo shumë ndryshe nga ukrainasit sot, finlandezët i sabotuan planet e rusëve për një fitore të shpejtë. Për më tepër, shfaqja e regjimeve totalitare në Moskë dhe Berlin, i shkatërroi iluzionet evropiane për ruajtjen e paqes përballë së keqes, një temë që e përshkon mitologjinë e Tolkien kur ai flet për luftën për Tokën e Mesme.Në vitin 1933 Tolkien jepte mësim në Universitetin e Oksfordit, kur studentët në Shoqatën e Unionit të Oksfordit miratuan deklaratën:Kjo shoqatë nuk do të luftojë në asnjë rrethanë për Mbretin apo vendin e tij”. Ishte një tronditje për establishmentin politik. Dhe një ogur shumë i keq:Adolf Hitleri sapo ishte bërë kancelar i Gjermanisë, dhe po hartonte plane sekrete për ri-armatimin e vendit.

Tolkien filloi të shkruante The Lord of the Rings në vitin 1936, kur Gjermania pushtoi Rinin dhe ndërhyri në ndihmë të fashistëve në Luftën Civile Spanjolle. Në hyrjen që bën për Shajër dhe banorët e tij, Tolkien mund të kishte përshkruar fare mirë Anglinë izolacionalistenën udhëheqjen e Nevil Çamberlein:“Dhe atje, në atë cep të këndshëm të botës, ata e jetonin më së miri jetën e tyre, dhe i kushtonin gjithnjë e më pak vëmendje botës jashtë, ku lëviznin gjërat e errëta, derisa arritën të mendonin se paqja dhe bollëku ishin një rregull në Tokën e Mesme”.

Një veteran i Luftës së Parë Botërore, Tolkien pa me frikë ngritjen e ideologjive ekstreme pas luftës:komunizmi, fashizmi, nazizmi dhe eugjenizmi (përzgjedhja gjenetike). Sapo nisi të shkruante The Lord of the Rings, ai trajtoi tema për të rritur që nuk gjenden tek Hobbit. Edhe pse e mohoi se vepra e tij ishte alegorike, Tolkien e pranoi në një letër të vitit 1938 drejtuar botuesit të tij, se historia e tij e re “po bëhej më e tmerrshme se Hobbit”.

Më pak se një vit më vonë, Britania hyri në luftë kundër Gjermaninë naziste, dhe politika e saj e pajtimit ishte diskretituar. Siç ia shpjegon Magjistari Gandalf, Frodo Begins në libër:Gjithnjë pas një disfate dhe një pushimi, hija merr një formë tjetër dhe rritet sërish”. Ose siç e thekson Elrond, Zoti i Rivendelit:”Dhe kukudhët menduan se e keqja kishte marrë fund njëherë e përgjithmonë. Në fakt nuk ishte kështu.

Historia epike e Tolkien, mishëron një traditë morale të njohur si Realizmi Kristian:besimi në ekzistencën e së keqes, dhe tek detyrimi për ti rezistuar asaj. Ne mund të shpresojmë që lufta e Rusisë kundër Ukrainës, do ti nxisë udhëheqësit në Evropë dhe SHBA ta rifitojnë këtë pikëpamje.

Në botën e Tolkien, indiferenca ndaj të keqes së përfaqësuar nga Mordor, portretizohet si një shmangie, e cila mund të përfundojë vetëm në një katastrofë. Duke i dhënë fund një politike disadekadashe mos-rreshtimi me asnjë aleancë, parlamenti finlandez miratoi së fundi vendimin për t’iu bashkuar NATO-s, një kthesë që të sjell në mendje paralajmërimin e Magjistarit Gandalfit për Shajërin:“E gjitha bota e ka me ju:Ju mund ta rrethoni veten me mure, por kjo nuk mund të vazhdojë përgjithmonë!.

Si një shkrimtar i zhanrit të fantazisë, Tolkien është i akuzuar shpesh për arratisje nga realiteti. Në fakt, ai e përdori gjuhën e mitit jo për ti shpëtuar botës, por për të sugjeruar sesi njerëzit e përulur, të zakonshëm – hobitët – mund t’i përballonin me guxim hidhërimet, tundimet dhe rreziqet e kësaj bote.

recenson e tij për librin Zoti i Unazave, Luis shkroi:Ndërsa lexojmë këtë libër, e gjejmë veten duke ndarë barrën e tyre. Kur e mbarojmë atë, rikthehemi në jetën tonë jo komode, por të fortifikuar”.

Kur Britania u fut në konfliktin më shkatërrues në historinë e njerëzimit, Tolkien synoi një traditë më të vjetër letrare për të gjetur forcë dhe qëndrueshmëri. Ai u përpoq tu jepte anglezëve, atë që Kalevala u kishte dhënë finlandezëve. Rezultati ishte një histori lufte, e mbështjellë në një mit, që mëson bazat e gjendjes njerëzore:realitete të ashpra rreth vullnetit për pushtet, dhe virtyteve të nevojshme për tu përballur me të.

Shënim: Joseph Loconte, profesor në Kolegjin Gruv Siti, dhe studiues në Institutin për Fenë dhe Demokracinë. / Wall Street Journal” – Bota.al

Lexo lajme interesante

You may also like