Leipzig gjen fitoren e parë në Champions, Salzburgu merr provizorisht kreun e grupit

by admin
Spread the love

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të kësaj mbrëmjeje të Champions League. Leipzigu mposhti në shtëpi Celticun me rezultatin 3-1, në një ndeshje që u dominua kryesisht nga gjermanët.

Ekuilibrat u prishën në minutën e 27-të nga Nkunku. Me këto shifra përfundoi edhe pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë ishte Celticu që e nisi më mirë. Miqtë vendosën baraspeshën në minutën e 47-të me anë të Jota.

Megjithatë, Leipzig nuk e humbet toruan dhe kalon sërish në avantazh falë golit të Andre Silva. Ky u fundit vulosi edhe rezultatin final të takimit pasi realizoi edhe golin e tretë të Leipzig. Kështu, Leipzig arrin fitoren e parë në këtë edicion të Champions League dhe ngjitet në kuotën e tre pikëve.

Fitore minimale ka arritur edhe Salzburgu përballë Dinamos së Zagrebit. Goli i Okafor me 11-metërsh në minutën e 71 vulosi fatet e takimit. /oversport.tv

Foto: RB Leipzig, Twitter

You may also like